PDSH reagon për incidentin në fushën sportive: BDI fajtore

Partia e Menduh Thaçit, PDSH sot ka reaguar në lidhje me incidentin në terrenin sportiv në Shkup ku u lënduan futbollistë dhe tifozë nga Kumanova. Sipas tyre, BDI organizon rrahje të shqiptarëve së bashku me huliganë të tyre.

“Në ndeshjen futbollistike mes dy klubeve shqiptare KF Shkupi dhe KF Bashkimi, grupi i tifozëve që kontrollohet nga BDI-ja, Izet Mexhiti, Artan Grubi e të tjerë, të organizuar, sulmuan tifozët mysafir nga Kumanova dhe më pas depërtuan edhe në zhveshtoret ku gjendeshin lojtarët e KF Bashkimit, dy nga të cilët i therën me thikë. Një strukturë kriminale siç është BDI-ja, që me vite ua vjedh legjitimitetin e shqiptarëve, që me vite afron në radhët e veta kriminel, banda e hajdut, s’ka se si të sillet ndryshe ndaj shqiptarëve përveç se në mënyrë kriminele dhe banditeske!” thuhet në reagimin e PDSH-së. 

Ndryshe, sot BDI ka akuzuar për dyfytyrësi këtë parti sa i përket publikimit të një video nga kandidati për komunën e Tetovës, Sadi Bexheti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button