Dy vite në NATO, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes në RMV ka arritur në 1.77 përqind të PBB-së (Infografik)

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut vazhdon të ketë rritje, prej se vendi është bërë anëtar i NATO-s në vitin 2020. Përderisa vitin e kaluar, buxheti i kësaj ministria ishte 0,95% të PBB-së, tani ka arritur në 1.57%, njofton Portalb.mk.

Vitin që lamë pas, buxheti për vitin 2021 u rrit për 964 milionë denarë, përkatësisht në 11.097 miliard denarë (edhe pse me ribalansin e tij u ul në 10.224 miliard denarë), kurse në vitin 2022 ka arritur në 13.681 miliard denarë.

Buxheti i Ministrisë Mbrojtjes
Buxheti i Ministrisë Mbrojtjes

“Një nga prioritetet më të rëndësishme gjatë mandatit tim do të jetë ruajtja e qëndrueshme e financimit të mbrojtjes dhe arritja e 2% të PBB-së për buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024. Projektet për pajisjen dhe modernizimin e Ushtrisë do të vazhdojnë të realizohen, do të vazhdoj të kujdesem për përmirësimin e kushteve të punës dhe standardit jetësor të personelit ushtarak dhe civil në Ushtri. Do të vazhdojë përmirësimi dhe rinovimi i infrastrukturës së objekteve ushtarake, si dhe renovimi i objekteve me implementimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe, natyrisht, do të vazhdojë të investohet në zhvillimin e poligonit të ushtrisë “Krivolak” që është një burim i vlefshëm i brendshëm dhe i NATO-s”, tha Petrovska.

Në pika të shkurtra, Buxheti për vitin 2022 parashikon të njëjtat synime si vitin e kaluar, edhe atë:

  • Rritjen e vazhdueshme e Buxhetit të MM
  • Ripërtëritjen e personelit të Armatës dhe përmirësimi i standardit të pjesëtarëve të Armatës
  • Mbështetjen logjistike cilësore e Armatës
  • Financimin e procesit të filluar të pajisjes dhe modernizimi të Armatës
  • Vazhdimin me rinovimin dhe rindërtimin e objekteve
  • Rregullimin dhe modernizimin e PU Krivollak

Përndryshe, mbrojtja ka pasur buxhetin më të ulët në vitin 2017, kur ka qenë rreth 94 milionë denarë apo 0,89% e bruto prodhimit vendor (BPV). Për krahasim, buxheti i këtij viti i Ministrisë së mbrojtjes është 11,1 miliardë denarë, apo rreth 214,3 milionë dollarë, që është 1,57% e BPV-së.

Buxheti i Mbrojtjes 2018 - 2022
Buxheti i Mbrojtjes 2018 – 2022

Krahas shumës, është ndryshuar edhe struktura e buxhetit të mbrojtjes. Në vitin 2014 ARM ka pasur 5,6% të buxhetit të dedikuar për pajisje të re, ndërsa në vitin 2020, sipas vlerësimeve të NATO-s, ajo përqindje ka qenë 11,41. Në buxhetin për vitin 2021, për pajisje, mbrojtja dedikoi një të katërtën e mjeteve të përgjithshme në dispozicion, përkatësisht 25% të buxhetit. Shpenzimet për staf janë zvogëluar nga 72,5% të buxhetit në vitin 2014 në 62,6% në vitin 2020, ndërsa për infrastrukturë janë zmadhuar nga 1,2 në 2,7%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button