fbpx

‘Fëmijë të humbur në kohë’ sonte në Qendrën Teatrore për fëmijë

Qendra Teatrore për Fëmijë në Shkup sonte shfaq premierën e parë për këtë vit, shfaqjen “Fëmijë të humbur nëpër kohë”. Shfaqja nis në ora 19.00 nesër, e martë 2 prill.

Në të regjisori, Gjergj Prevazi mundohet të trajtojë disa çështje, duke u nisur nga shqetësimin  i tij lindur prej disa vitesh: 

“A është mjaftueshëm e përgjegjshme shoqëria e sotme, në këndvështrimin global dhe atë lokal, për edukimin, rritjen, formimin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë?
Filma të animuar me terroristë, me aventurierë, armë, vrasje, gangsterë etj, rrëmbejnë zemrat e shumë fëmijëve të cilët gjithmonë e më tepër duan t’i ngjajnë heronjve virtual. Prindërit kujdesen gjithnjë e më pak (ndoshta për angazhime të shumta) për t’i mbajtur fëmijët larg telenovelave, filmave horror, erotik etj” thotë ai mes tjerash.

Më tej ai komenton se si fëmijë rrallëherë i ka qëlluar t’i vidheshte kujdesit të prindërve për të hapur televizorin e për të parë ndonjë emision për pak më të rritur.

“Më kujtohen mirë edhe sot përrallat e gjyshes me Princin e Kaltër, me Qerosin që ishte gjithmonë më i zgjuari, me Nastradinin e mençur, me Aladinin, Simbadin, me Plakun e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri që na sillte dhuratat kur ishim në gjumë. Duke u rritur gjithnjë e më shumë ëndërronim të bëheshim si Tarzani apo si Herkuli…

Mandej filloi shkolla dhe vëmendja jonë gradualisht lëvizi në drejtim të mësimeve të cilat na informonin, edukonin dhe na rrisnin çdo ditë… Rrallëherë prindërit na lejonin të shihnim TV, kryesisht vetëm programe e filma për fëmijë si:, Tom Soeri, Oliver Tëist, por edhe Chaplinin, Plaku dhe Deti etj. Rrallëherë na qëllonte t’i vidheshim kujdesit të prindërve për të hapur televizorin e për të parë ndonjë emision për pak më të rritur.

Gjithsesi brezi im u rrit e u frymëzua kryesisht nga librat shkollore, ata artistike, historik e filozofik, me kinemanë neorealiste italiane, atë franceze, më vonë dhe filmat e Hollyëood-it, muzikën e Beatles, Deep Purple, Celentanos, Abba, Joe Coocker, Tina Turner, Scorpions etj…
Ndërsa sot është një panoramë krejt e përmbysur sa i përket mënyrës se si rriten, edukohen e zhvillohet mendja dhe trupi i femijëve. Sot, si kurrë ndonëjherë, presioni dhe dhuna që vjen nga media elektronike, interneti dhe teknologjia, ka ndikim të jashtëzakonshëm në edukimin, formimin dhe të ardhmen e gjeneratave të reja” thotë Prevazi.

Regjia dhe koreografia: Gjergj Prevazi
Asistent: Labinot Rexhepi
Skenografia dhe kostumet: Krste S. Xhidrov
Muzika: Samir Durduti
Luajnë:
Mona Mustafa, Orhan Asani, Ilir Reçi, Flamur Gashi dhe Labinot Rexhepi

Lajme të ngjashme

Back to top button