Materialet e arkivuara nga viti 1950 deri 2000 do të digjitalizohen në Teatrin “Vojdan Çernodrinski”

Të gjitha materialet e formave të ndryshme të arkivuara për 50 vite në teatrin e Prilepit do të digjitalizohen nga një Qendër Kulturore, transmeton Portalb.mk.

“Në Qendrën për kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep është në proces digjitalizimi i arkivës së vjetër të Teatrit “Vojdan Çernodrinski”. Po skenohen materiale arkivore, si fotografi, pllakata, gazeta që nga fillimi i Teatirt, prej vitit 1950 deri në vitin 2000”, bëjnë të ditur nga Ministria e Kulturës, duke përkujtuar që shfaqja e parë e luajtur në këtë teatër është “Kir Janja” nga Jovan Sterija Popoviq.

Nisma është mbështetur nga Ministria e Kulturës përmes blerjes së pajisjeve përkatëse për digjitalizim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button