Kërkesa për Playstation 4 tejkalon ofertën

Ka disa spekulime rreth kërkesës për Playstation 4 që pretendojnë se ajo do tejkalojë ofertën e pajisjes deri në momentin e prezantimit të tij. Gamestop deklaroi se rreth 900.000 anëtarë të saj janë regjistruar për produktin e saj Playstation 4. Gamestop shton se listat e saj zakonisht janë një tregues i fortë për numrin e personave që planifikojnë të porosisin pajisjen.

Lajmi vjen nga Presidenti i Gamestop, z. Tony Bartel. Ai deklaroi, “Edhe pse Sony ka dhënë disa shifra zyrtare, ne besojmë se kërkesa për këtë produkt do të tejkalojë ofertën deri në momentin e lëshimit të tij në treg. Në qoftë se deklarata e tij është e vërtetë, kërkesa e lartë për këtë produkt është një shenjë e mirë për industrinë e lojrave elektronike. Kohët e fundit kjo industri ka patur një rënie prej 25% në shitje.

Playstation 4 pritet të hidhet ne treg deri në periudhën e veres. Disa zëra thonë se Europianët pritet t’a kenë atë në duar jo më para vitit 2014 për shkak të disa problemeve në shpërndarjen e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button