U arrestua në Gërçec të Shkupit një trafikant i shumëkërkuar i drogës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 21 vjeçarin nga Gërçeci i cili tashmë një vjet po kërkohet në lidhje me dyshimet për tregti me narkotikë, transmeton Portalb.mk.

“Policia rreth orës 16:00 në Saraj ka arrestuar 21 vjeçarin E.Z. nga fshati Gërçec të Shkupit, i cili kërkohet me urdhërarrest ndërkombëtar nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, sqarojnë nga Policia, duke theksuar që i arrestuari do të dorëzohet të Prokuroria në fjalë.

Raportohet që ai dyshohet në bazë të nenit 215 në lidhje me lëndën tashmë të hapur nga Prokuroria të njohur me emrin “Mali”.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme, me urdhër të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka lëshuar fletarrest ndërkombëtare për të dyshuar për tregti me drogë të cilët janë të dyshuar në hetimin për rastin “Mali”, ku dyshohet se gjashtë prej të dyshuarve janë arratisur jashtë shtetit.

Shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, në konferencën e sotme për media, duke dhënë detaje rreth aksionit të djeshëm në Gërçec, tha se aksioni i madh i MPB-së dhe Prokurorisë është zbuluar, prandaj nuk kanë mundur të gjejnë sasi të madhe të drogës, parave dhe veturave luksoze. Ajo tha se, nga telefonat e konfiskuar të shitësve do të vërtetohet kush ju ka paraqitur që ta fshehin drogën dhe narko-bossat të arratisen.

Paraprakisht, në aksionin e 25 marsit në Gërçec dhe Gazi Babë ishin arrestuar 21 persona, kurse më 31 gusht Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka sqaruar që shtatë pjesëtarë të Grupit të Gërçecit të dyshuar për trafikim të narkotikëve e kanë pranuar fajin, për çka janë caktuar edhe dënimet.

Më 31 mars, Ministria e Punëve të Brendshme, me urdhër të Prokurorisë ka lëshuar fletarrest ndërkombëtare për të dyshuar për tregti me drogë të cilët janë të dyshuar në hetimin për rastin “Mali”, ku dyshohet se gjashtë prej të dyshuarve janë arratisur jashtë shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button