Padi për shoferin e ministrit të Maqedonisë së Veriut pasi ka shkaktuar aksident duke shmangur semaforin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj shoferit të ministrit të BDI-së për shkak aksidentit që shkaktoi pardje duke shmangur semaforin me ngjyrë të kuqe, ashtu që ka goditur dy vetura tjera, transmeton Portalb.mk.

“Policia deri të Prokuroria Themelore Publikë – Shkup, ka paraqitur kallëzim penal ndaj 38 vjeçarit J.B. nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “kërcënim në sigurinë e komunikacionit” në bazë të nenit 297 nga Kodi Penal”, sqarojnë nga Policia.

Raportohet që i dyshuari më 7 shkurt rreth orës 19:15 duke ngasur veturën “Shkoda”, nuk është ndalur në semaforin me ngjyrë të kuqe, dhe në atë rast ka shkaktuar aksident edhe te vetura “KIA” dhe “Fiat”.

Ndryshe, në këtë aksident ishte lënduar shoferi dhe bashkudhëtari i tij në veturën “Shkoda”, veturë ku gjendej ministri Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button