Si ta tejkaloni dashurinë e parë?

Dashuria e parë është më e vështira për t’u harruar, por janë disa këshilla, që vërtet funksionojnë, nëse i përdorni. Mund të jetë e vështirë, por ia vlen të vazhdoni me jetën tuaj.

Mos përkujtoni!  Janë mijëra herë që ju bëjnë të mendoni për të kaluarën, kohën që keni kaluar bashkë dhe ju largojnë nga realiteti. Mos e bëni këtë. Merruni me diçka tjetër, në mënyrë që ta keni mendjen të zënë dhe të mos mendoni për atë kohë.

Jepni vetes kohë!  Edhe pse nuk është mirë të mendoni për të shkuarën, mund t’i jepni vetes kohë për t’u ‘shëruar’. Këtë duhet ta bëni në çdo lidhje që do të keni, por me të parën do të jetë më e vështira.

Mbani në mend se do të dashuroni prapë . Vetëm për shkak se ka ndodhur një herë, nuk do të thotë që nuk do të përsëritet. Për të qenë e sinqertë, sigurisht se do të ndodhë më shpejt se që e prisni. Megjithatë, mos nxitoni.

Shkruani në ditar!  Kjo mund t’ju ndihmojë shumë, sepse do të shprehni tërë atë që keni brenda dhe do të kujtoni se si kanë ndodhur situatat me saktësi dhe pa dyshime, duke kujtuar se si ndiheshit vërtet.

Mund të qani.  Më në fund, nëse ndiheni sikur doni të qani, mund ta lejoni këtë. Nëse mundoheni ta mbani brenda, do të jetë më keq. Duhet ta lejoni veten që t’i nxjerrë të gjitha emocionet që i keni mbajtur mbyllur.

Lajme të ngjashme

Back to top button