Tetovë, filloi me punë objekti i dytë i kompanisë “Lear”

Sot në mënyrë zyrtare në Tetovë nga Ministria e Ekonomisë u dorëzua leja për vendosjen në funksion të kapacitetit të ri të kompanisë amerikane “Lear”, investim ky në bashkëpunim me Normak Investment Group në Zonën Industriale të Tetovës, kjo erdhi afërsisht nëntë muaj pasi filluan punimet për të njëjtën, transmeton Portalb.mk.

Investimi është në vlerë rreth 15 milion euro dhe përfshin një sipërfaqe prej 8 mijë metra katror, i cili parasheh krijimin nga një 1.000 deri 1.500 vende të reja pune.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ndër të tjera theksoi se së shpejti Zona Ekonomike e Tetovës do të shndërrohet në zonë të gjelbër ku kanë filluar procedurat për ndërtimin e impianteve të cilët kanë të bëjnë me prodhimin e energjisë elektrike prej burimeve të ripërtrishme”.

“Kjo do të jetë zona e parë jo vetëm në nivel të republikës por me siguri edhe në rajon”, tha Bekteshi.

Lear, foto: Kreshnik Bekteshi
Lear, foto: Kreshnik Bekteshi

Drejtori i përgjithshëm i Lear, Vanja Stojanovski tha se ky investim nënkupton rritje të kompanisë dhe rritje të eksportit në tregjet e huaja.

Menaxheri i përgjithshëm i Normak, Aleksandar Zarkov, u shpreh se si i rezultat i historisë së suksesit që po ndërtojnë me Lear-in dhe investitorët tjerë në ZIZHT Tetovë, vitin e kaluar krahasuar me vitin 2020 kanë shënuar rritje të eksportit prej 16%, dhe krahasuar me vitin 2019 rritja e eksporteve nga kjo zonë është 25%.

Ndryshe, kompania amerikane “Lear” prodhon mbulesa për karrige të veturave, kurse investimi i përgjithshëm i kompanisë në Tetovë është 35 milionë euro. Ndërsa objekti i parë i prodhimit filloi me punë në vitin 2016 me dy mijë vende pune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button