Arifi takon pensionistët, Bexheti banorët e Reçicës së Madhe

Kandidatja për kryetare e Komunës së Tetovës nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifi takoi sot pensionistët e Tetovës, të cilëve u premtoi se nëse ajo merr mandatin katër vjeçar për drejtimin e komunës, do të punojë në drejtim të përmirësimit të kushteve të tyre për të cilët ka edhe planin konkret. Arifi ka deklaruar me këtë rast se njëjtë sikurse zbukurimi dhe rregullimi i jetës për fëmijët dhe për të gjithë tjerët me rëndësi të veçantë është edhe rregullimi i jetës së 11.000 pensionistëve në Tetovë.

 “Kjo organizatë tubon afro 11.000 pensionistë njerëz të moshës së tretë dhe siç e pash ishte mjaft mirë e organizuar në aspektin e evidencës. Normal se program për ta bërë qytetin më të mirë më të pastër e më të kalueshëm, ajo i prek të gjithë dhe është interes it ë gjithëve dhe sigurisht se edhe i pensionistëve. Unë mendoj që ashtu si do përpiqemi që për fëmijët të kemi hapësira më të mira dhe mundësi më të mira do e përkrahim edhe shoqatën e pensionistëve që të munden më lehtë të kryejnë aktivitetet dhe funksionet e tyre”, deklaroi Teuta Arifi, kandidat për kryetar BDI.

Bexheti realizoi takim me banorët e Reçicës së Madhe
Kandidati i PDSH-së për komunën e Tetovës, Sadi Bexheti, të dielën, ka realizuar takim me banorët e Reçicës së Madhe me të cilët ka bashkëbiseduar për rrjedhën e procesit zgjedhor me 24 mars. Gjatë këtij takimi banorët kanë bërë të ditur se gjatë ditës së zgjedhjeve janë regjistruar parregullsi të shumta edhe në këtë pjesë të qytetit. 
Bexheti ka falënderuar banorët për përkrahjen në raundin e parë të zgjedhjeve dhe u ka bërë apel që sa më masovikisht të dalin të votojnë më 7 prill për të mbrojtur në këtë mënyrë votën e lirë.

Si edhe në pjesët tjera të qytetit edhe banorët e kësaj ane janë ankuar për mospërfshirjen në listat votuese. Sipas tyre, shumë qytetarë nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, ndërkohë që janë regjistruar edhe keqpërdorime tjera në formën e presioneve, të cilat kanë ndikuar procesin zgjedhor. 
“Për këto parregullsi me kohë janë informuar të gjitha organet përkatëse të vendit dhe ndërkombëtare. Të gjithë janë në dijeni, në mënyrë që me 7 prill të mobilizohemi bashkërisht për fitoren e votës së lirë”, tha Bexheti.

Lajme të ngjashme

Back to top button