Deri tani, vetëm bisedime me “investitorin” për Kodrën e Diellit

Investimet nga investitorët e huaj në Kodrën e Diellit mbeten vetëm bisedime dhe premtime nga ana e autoriteteve qeveritare, ndërsa në terren nuk është ndërmarrë asgjë, ndërsa të fundit çdoherë të pyetur për detaje konkrete dhe marrëveshje, gjithnjë u ikin përgjigjeve dhe japin deklarata të turbullta. Sot, ministri i Ekonomisë i pyetur nga Portalb.mk për të njëjtën u shpreh se ka kompani të cilat kanë dorëzuar letra në Qeveri, por sikur paraprakisht, nuk ka dhënë detaje të tjera, shkruan Portalb.mk.

Investime në Kodrën e Diellit tani e ca kohë po përmenden si nga Ministria e Ekonomisë, por edhe nga ana e Qeverisë, megjithatë detaje konkrete nuk jep asnjëra. Sot, ministri Bekteshi i pyetur, sikur disa herë më parë, se për çfarë investimesh konkretisht bëhet fjalë, kush janë investitorët, pse nuk ka detaje konkrete nga ministria e Ekonomisë, a ka të nënshkruar ndonjë marrëveshje apo janë vetëm deklarata, ministri përsëri vazhdoi me praktikën e vjetër, duke devijuar pyetjen dhe duke mos dhënë përgjigje direkte për atë që u pyet. Kështu u përgjigj ministri:

“Në kontinuitet Qeveria përmes Elem Turs, por edhe institucioneve tjera bën investime siç ishte rehabilitimi i tërësishëm i rrugës Tetovë Kodra e Diellit, Gjashtëulësja, tash bëhen investime sa i përket rritjes së ofertës dhe rritjes së kualitetit të shërbimeve në kuadër të Kodrës së Diellit për të gjithë turistët. Bëj thirrje që të bashkërendojmë thirrjet me Komunën e Tetovës ku sa i përket planit detal urbanistik dhe krijimit të vendeve të parkimit është kompetencë e Komunës së Tetovës. Sa i përket interesit kemi interes nga disa kompani të cilat vetëm se i kanë dorëzuar edhe letër në Qeverinë e RMV-së që nëpërmjet Ligjit për investime strategjike pra të investojnë në Kodër të Diellit, për momentin jemi në negociata. Por me siguri që është obligim i çdo institucioni përfshirë ato qendrore dhe lokale që të krijohen parakushtet që të munden të bëhen investime sa më të mëdha në Kodrën e Diellit.”

Ndërkaq i pyetur për atë se pse nuk ishte pjesëmarrës në debatin publik për Kodrën e Diellit, ai tha se ftesa ka arritur shumë vonë dhe se si ministri nuk ikin nga debatet ku publikisht u bëri thirrje organizatorëve të ketë debate të tjera.

Ajo që shihet si zgjidhja e kaosit në Kodrën e Diellit, për qytetarët është teleferiku nga Tetova deri në Kodër të Diellit. Për këtë të fundit, Bekteshi tha se presin që të miratohet miratohet plani urbanistik nga ana e Komunës së Tetovës,

“Në momentin që do të miratohet dhe do të sillet plan i ri urbanistik i cili do të jetë në përputhje me kërkesat e m ekologjise dhe transportit, duke marrë parasysh se kodra është shpallur park nacional, atëherë ne jemi të gatshëm si qeveri të gjejmë mjete për ta financuar si investim”, tha Bekteshi.

Nga ana tjetër Qeveria dhe zëdhënësit, nuk përgjigjen në pyetjet e Portalb.mk në lidhje me investimet, proceduarat dhe marrëveshjet. Sot kishte konferencë nga ana e Qeverisë, ku kërkuam linkun për t’u futur përmes platformës zoom madje dërguam edhe pyetjet përmes emailit si dhe zëdhënësit në sms porosi, por përgjigje nuk morëm për asnjërën.

Ndryshe, deri sa autoritetet nuk japin detaje, për qytetarët vazhdon të mbetet e paqartë se kush do të jenë investitorët dhe çfarë investimesh pritet të bëhen në atraksionin turistik Kodra e Diellit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button