Spasovski: MPB-ja dje konfiskoi 1.6 ton drogë në vlerë prej 3.2 milionë euro (VIDEO)

Gjatë ditës së djeshme në dy aksione të MPB-së për ndalim të trafikut të lëndëve narkotike, në dy lokacione të ndryshme në vend, në SPB Strumicë dhe SPB Manastir u sekuestruan 1 ton e 600 kg narkotikë në vlerë prej 3 milionë e 200 mijë euro, njofton ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, transmeton Portalb.mk.

Ai sqaron se aksioni i parë është realizuar me policët e SPB Strumicë bashkërisht me Njësinë për tregti ilegale me drogë pranë Byrosë për Siguri Publike dhe gjatë kontrollit të një subjekti juridik, i regjistruar për mirëmbajtjen e kanabisit për qëllime mjekësore, për shkak të parregullsive të konstatuara gjatë punës në subjektin juridik është konfiskuar marihuanë në vlerë prej 3 milionë eurove, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik.

Po ashtu në të njëjtën kohë, deklaroi Spasovski, policët e SPB Manastir në rrugën Ohër Resnjë kanë kontrolluar një automjet me tabela të Strumicës e drejtuar nga K.M (38) nga Strumica dhe bashkëudhëtarin M.T (48) nga Strumica dhe gjatë kontrollit janë gjetur tre kuferë me marihuanë në vlerë prej 200 mijë eurove.

Ata janë arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet kallëzim penal.

“Për vetëm 1 ditë, policia e Maqedonisë konfiskoi 1.6 kg drogë në vlerë prej 3.2 milionë eurove”, tha Spasvoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button