RMV, mashtrimi me dërgesa postare është përhapur në rrjetet sociale dhe emaile

Në rrjetet sociale shfaqen dezinformata për dërgesat postare dhe shumën që duhet të paguajë shfrytëzuesi për të marrë dërgesën e vet, njoftuan nga SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, duke u distancuar nga këto njoftime. Kur të shtypni në link, hapet një dritare në të cilën duhet të lihen të dhënat e kartës së kreditit, transmeton Portalb.mk.

Një mesazh me përmbajtje të tillë u ka mbërritur në e-mail shumë qytetarëve.

“SHA ‘Posta e Maqedonisë së Veriut’ nuk qëndron pas këtyre njoftimeve, ndërsa çdo përfaqësim i paautorizuar në emër të Postës së Maqedonisë së Veriut është abuzim klasik dhe i nënshtrohet përgjegjësive penale dhe të tjera ligjore. Të gjitha rastet e tilla që arrijnë tek ne dokumentohen menjëherë dhe raportohen në Ministrinë e Brendshme për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Postës së RMV-së.

Nga atje kujtojnë se njoftimi i vetëm dhe zyrtar për dërgimin e dërgesave tuaja bëhet nga korrierët e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button