“Fokus”-i nuk do të jetë në shitje edhe këtë javë
E përditshmja dhe javorja “Fokus”, themelues dhe pronar i të cilave është Nikolla Mlladenov, i cili javën e kaluar e humbi jetën në fatkeqësi komunikacioni, edhe këtë javë nuk do të dalin në shitje.
“Vendimin për fatin e këtyre dy gazetave do ta marrë familja Mlladenov deri në fund të kësaj jave”, deklaroi kryeredaktorja Jadranka Kostova për televizionin “24 Vesti”.
“Fokus”-i ballafaqohet me probleme të mëdha financiare, e përveç kësaj gazetën e presin edhe katër padi të reja, në vlerë prej rreth 80.000 eurosh. /Portalb