‘Most’: KSHZ e politizuar skajshmërish, pa aftësi vendimmarrje

Asociacioni qytetar MOST doli me raport në lidhje me procesin e vendimit pas ankesave të votimit, mbledhjes së rezultateve dhe vërtetimin e tyre nga votimi, të parashtruara deri te Komisioni shtetëror zgjedhor.

“Fatkeqësisht, doemos duhet të konstatohet se Komisioni shtetëror zgjedhor nuk ishte në nivelin e detyrës së organit më të lartë zgjedhor i cili duhet të kujdeset për ligjshmërinë në realizimin e zgjedhjeve. Domethënë, gjatë vendimit për ankesat KSHZ-ja nuk ishte e qëndrueshme dhe konsistente në vendimmarrje. Gjatë diskutimeve për ankesat anëtarët e KSHZ-së në vend se ti përmbahen lëndës së debatit shpeshherë mbanin fjalime politike dhe përfaqësonin qëndrime politike që nuk është e lejuar për një organ të këtillë” tha sot kryetari i “Most” Darko Aleksov.

Lidhur me vendimin me të cilin ishin anuluar rezultatet fillestare zyrtare për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Çairit, të lajmëruara nga KSHZ-ja, theksoi ai,  apelojmë që të ngrihet procedurë përkatëse kundër personave që i kanë shkelur dispozitat ligjore.

“Asociacioni “Most” nuk do t’i komentojë gjithashtu vendimet dhe votimet individuale të këtij organi, duke pasur parasysh faktin që një pjesë e tyre ishin miratuar pa marrë parasysh dispozitat e Kodit Zgjedhor, por vetëm interesat e ngushta politike” tha Aleksov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button