Kryeparlamentarët e Maqedonisë dhe Serbisë-jemi gati për BE

Krye parlamentarët e Maqedonisë Trajko Veljanoski dhe ai serb Nebojsha Stefanoviq, bashkërisht kanë konstatuar se vendet që përfaqësojnë ata janë të gatshme për të nisur bisedimet me Bashkimin Evropian.

“Presim dhe dëshirojmë që në qershor të marrim datën për negociata me BE-në, ndërsa vizita ime është në fokusin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, që tradicionalisht janë të mira”, deklaroi sot në Beograd kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, i cili është për një vizitë dyditore zyrtare në Serbi, njofton MIA.

Serbia dhe Maqedonia gjithmonë kanë pasur bashkëpunim të mirë, shtoi Veljanoski, por sipas tij  është shumë i rëndësishëm kontributi i komunitetit serb në Maqedoni i cili ka dy përfaqësues të tij në Parlamentin e Maqedonisë.

Sipas tij, vizitat në Maqedoni të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe të kryeministrit Ivica Daçiq jep një theks të veçantë në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Veljanoski e paralajmëroi konferencën e majit të kryetarëve të parlamenteve në kuadër të AKEJL-së në Ohër.

Presidenti i Parlamentit serb Nebojsha Stefanoviq theksoi se Serbia dhe Maqedonia janë të gatshme  për fillimin e negociatave për hyrje në BE dhe u pajtua me Veljanoskin se duhet që të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve.
Lidhur me bashkëpunimin parlamentar, janë formuar grupe për miqësi të cilat do të bashkëpunojnë dhe do të kontribuojnë që të dy vendet të kenë një bashkëpunim më të suksesshëm, tha Stefanoviq.

Në takim u fol për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy vendeve, por edhe për përforcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik, që do të mundësojë futjen e prodhimeve të Maqedonisë dhe të Serbisë në tregjet e treta dhe rritjen e vëllimit të shkëmbimit tregtar midis dy vendeve.

Veljanoski përveç se me kolegun e tij, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, u  takua edhe me presidentin serb me kryetarin e grupit parlamentar për bashkëpunim Zoran Ostojiq dhe anëtarë të grupit si dhe me përfaqësues të komunitetit maqedonas në këtë vend. Nesër Veljanovski do të takohet me  presidentin e Serbisë Tomisllav Nikoliq. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button