Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seancat e fundit

Sot u zhvillua seanca e 11-të e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, mbledhje ku u miratuan 2.9 miliardë denarë mjete shtesë financiare për prodhimin dhe shpërndarjen stabile të energjisë elektrike. Këto mjete i dedikohen SH.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

EMV do të duhet të zgjasë afatin deri në muajin korrik për faturat e muajit e dy muajve të fundit, ndërsa është kërkuar nga institucionet e pushtetit qendror që të paguajnë faturat e energjisë elektrike sa më shpejtë të jetë e mundshme.

Në këtë seancë u miratua Udhëzuesi për aktivizimin e numrit të vetëm për alarmimin e krizës E-112. Thirrjet në këtë numër do të jenë falas për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Programi për mbështetjen e bujqve për vitin 2022 u miratua në këtë seancë, ku përfshihet edhe subvencionimi i naftës së gjelbër, ashtu që të anulohen dallimet për rritjen e çmimit të naftës. Në këtë seancë gjithashtu u miratua Programi për financimin e mikro-prodhuesve të vinës për vitin 2022, duke ju mundësuar aplikim për 10 mijë euro grante.

Ndërkohë u miratuan ndryshimet dhe plotësimet për Ligjin për pagat minimale, ku theksohet që nga muaji mars, rroga minimale nuk duhet të jetë nën 18 mijë denarë. Me këto ndryshime ligjore, planifikohet që çdo vjet, rroga minimale të mos jetë nen 57 nga rroga mesatare.

Qeveria ka vendosur gjithashtu të tërheqë propozimin e saj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësi qytetarëve për shpifje.

Ludmil Spasov do të jetë kryetar i Këshillit për gjuhën maqedonase, ndërsa anëtarë do të jenë Elena Jovanova-Grujovska, Elizabeta Bandillovska, Violeta Janusheva, Lidija Arizanovska, Snezhana Velkovska, Elizabeta Kuzmanovska, Simon Sazdoc dhe Iskra Panovska Dimkova.

Në seancën e 12-të u diskutua për programin e punës për ministritë gjatë vitit 2022-të, ndërsa u paralajmërua që në seancat e radhës do të diskutohet për ndërmarrjet tjera që janë në kompetencë të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button