HERA: Jo vetëm që nuk ulet, por papunësia e romeve vazhdimisht rritet

Pas analizës dhe vëzhgimit të punësimit të romeve në institucionet shtetërore, edhe pse pas përpjekjeve shumëvjeçare për përmirësimin e situatës me papunësinë, është dekurajuese të thuhet se e njëjta në vitin 2022 është rritur për 57% në krahasim me vitin 2019-të, thonë nga Grupi për Përfaqësim dhe Mundësi të Barabarta, njofton Portalb.mk.

Grupi është i përbërë nga aktiviste rome dhe funksionon në kuadër të projektit “Rome e punësuar = Rome e pavarur”, e cila zbatohet nga HERA – Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim.

Në hulumtimin e Grupit hyjnë dy analiza të kryera, gjegjësisht raporte monitoringu për punësim e romeve në institucionet shtetërore dhe për shfrytëzimin e masave aktive dhe shërbimeve për punësim nga ana e romeve për vitin 2022.

“Papunësia e romeve jo vetëm që nuk ulet, por ka tendencë të vazhdueshme të rritjes”, theksojnë nga Grupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button