Mexhiti do të zgjidh problemet e taksi vozitësve

Kandidati për kryetar të Komunës Çair, Izet Mexhiti u takua sot me përfaqësues të taksi kompanive shqiptar të Shkupit.

Në takim është biseduar për problemet me të cilat ballafaqohen taksistët si ai i lokacioneve dhe taksistëve të egër, për çka Mexhiti garantoi se të njëjtat do ti takojnë të kaluarës.

‘Kërkohet vërtetim i tre stacioneve të reja të taksistëve, një tek rruga e plastikave, një në Bit Pazar kurse tjetra në ndonjë lokacion tjetër. Ka disa problem si ai i licencave dhe taksistëve të egër dhe bashkë me Qytetin e Shkupit të gjejmë zgjidhje’ tha Mexhiti.

Të gjitha taksi kompanitë që gravitojnë në Komunën Çair, kanë një tarifë të unifikuar të çmimit, tha Abdulla Rushiti, përfaqësues i shoqatës së taksistëve.

‘Për fat të mirë ne të gjitha kompanitë që gravitojmë në Komunën e Çairit, para disa muajve jemi takuar dhe kemi sjell vendim të përbashkët që të vozisim me një çmim të njëjtë minus 20 denarë, dhe kjo praktikohet te të gjitha kompanitë që janë në territorin e Komunës Çair’ tha Rushiti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button