Bogov: Për katër vjet bankat të lirohen nga hipotekat

Bankat kanë afat prej katër vjetësh të lirohen nga prona e konfiskuar, e nëse nuk e bëjnë këtë ajo pronë do të ketë vlerë zero denarë, deklaroi guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë (BPRM), Dimitar Bogov, në emisionin “Magazini ekonomik” në Alsat-M, duke i komentuar masat e fundit të Bankës qendrore që janë miratuar për bilancet e bankave.

Sipas tij, është koha e fundit që të verifikohet se sa nga bankat e vendit tregojnë profit të realizuar realisht, e sa në profit e llogarisin edhe vlerën e pronës së konfiskuar.

“Japin afat prej 4 vjetësh. Pas marrjes së pronës, banka duhet ta zvogëlojë vlerën e pronës për 20%, gjegjësisht atë përqindje ta shlyejë. Me faktin që e ka marrë pronën, themi se vlera për të cilën e keni marrë ndoshta është në rregull, por megjithatë ajo është mbivlerësuar dhe praktika e tregon një gjë të tillë. Pas çdo viti të ardhshëm, nëse banka nuk e shet pronën, ajo do të duhet ta zvogëlojë çmimin edhe për 20% të tjera, që do të thotë se pas pesë vjetësh ajo pronë do të ketë vlerë zero. Kjo mundëson që banka të jetë më fleksibile në shitjen e pronës – thotë guvernatori.

Bogov sqaron se gjatë viteve të kaluara një pjesë e bankave e kanë paraqitur fitimin e realizuar, e në fakt ai fitim nuk ka qenë në para, por në pronë të konfiskuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button