RMV, Komisioni për Sëmundje Infektive miratoi katër rekomandime

Sot, Komisioni për Sëmundje Infektive(KSI), ka prezantuar katër rekomandime, duke u bazuar te situata aktuale me pandeminë në Maqedoninë e Veriut, raporton Portalb.mk.

Rekomandimi i parë ka të bëj kohëzgjatjen e vlefshmërisë së çertifikatave të personave, të cilët e kanë kaluar kovidin nga 45 ditë të bëhet 180 ditë. Sipas KSI-së, këto vërtetime shërbejnë për ata të cilët kanë qenë të infektuar me virusin korona dhe mund të udhëtojnë jashtë shtetit apo të kenë qasje në hapësira të brendshme të shtetit tonë, pavarësisht se nuk kanë qenë të vaksinuar apo kanë marrë një ose dy doza të vaksinës.

Rekomandimi i dytë ka të bëj me raportin e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) në lidhje me analizat e publikuara për muajin janar të vitit 2022, dhe në bazë të analizave vetëm 6 persona me dozën e tretë kanë vdekur, dhe të gjithë kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese, si diabeti, karcinomi, sëmundjet kardiovaskulare”, tha zëdhënësi i KSI Zllate Memedoviç.

Rekomandimi i tretë është për udhëzimet ekzistuese për mbrojtje nga virusi, dhe protokollet të ndryshohen dhe të publikohen në më shumë faqe që qasja deri tek ata udhëzime të jetë më e lehtë.

Rekomandimi i katërt është për nxënësit, që pjesë e testeve nga Ministria e Shëndetësisë të shfrytëzohen për, “testohu që të shkosh në shkollë”, që në raste kur ka ndonjë nxënës të infektuar, nxënësit tjerë të testohen që të mundësohet mësimi me prezencë fizike, kur të tjerët rezultojnë negativ në testim”, tha Memedoviç.

Ndërsa, për maskat e nxënësve në shkolla komisioni nuk ka diskutuar, mirëpo thonë në bazë të rekomandimeve të OBSH, se në hapësira të mbyllura prej moshës 6 vjeçare duhet të mbahen maskat, që nënkupton edhe në shkolla, dhe duhet çdo fëmijë që shkon në shkollë të mbaj maskë.

Kurse, për largimin e certifikatave që të mos kërkohen për të hyrë në ambientet e mbyllura, Memedoviç deklaroi se është ende herët që të hiqet kushti për çertifikatë vaksine për qarkullim në ambiente të mbyllura. Ai tha se në vendet e Evropës kjo gjë po ndodh pasi atje imuniteti kolektiv por edhe imunizimi përmes vaksinës është më i lartë, si në Britani 80 për qind, ndërsa te ne vetëm 40 për qind e popullatës janë vaksinuar me dy doza të vaksinës për mbrojtje nga Covid-19.

“Ende është herët, ende jemi në fazën e transmetimit të gjerë të virusit dhe kemi një numër të madh të të infektuarve. Heqja e çertifikatave që vlejnë për kontroll të qarkullimit të qytetarëve në ambiente të mbyllura, ku është rreziku me i madh për transmetimin e virusit, në rast të heqjes së çertifikatave do të bëjmë transmetim më të madh të virusit, pa dallim përvojës që e zbatojnë vendet tjera, te ne ende duhet të mbetet kjo masë”, tha Memedoviç.

Ndryshe, Instituti i Shëndetit Publik në publikimin e raportit për periudhën nga 31 janar deri me 6 shkurt, njoftoi se nga 9.982 raste të reja me Covid-19 të regjistruara, kjo javë shënoi rënie prej 16.2% në krahasim me javën paraprake ku numri ishte 11,910.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button