fbpx

Fillon votimi për superbrendet e reja në Maqedoni

Votimi për Superbrendet në Maqedoni për vitin 2013/2014 zyrtarisht fillon sot. Sikurse në vitet paraprake për Suprebrend do të shpallen brendet të cilat do të fitojnë më shumë vota nga juria profesionale dhe konsumatorët.

Siç paralajmërojnë nga Superbrend Maqedoni, këtë vit janë vendosur dy risi, për herë të parë do të votohet për një kompani me përgjegjësi shoqërore, ndërsa vendoset edhe mirënjohja Superbrend Adriatik, të cilën kjo kompani ndërkombëtare do t’ua ndajë brendeve të cilat do të votohen në Maqedoni, por edhe në disa nga vendet e rajonit të Adriatikut.

Vitin e kaluar me mirënjohjen prestigjioze “Superbrends” u dekoruan 43 brende të Maqedonisë.

Aktivitet e para të Superbrends filluan në Londër në vitin 1994, në një emision në radion BBC Londër, me qëllim që t’u mundësojë konsumatorëve qasje në brendet të cilët i kanë në dispozicion në jetën e tyre të përditshme.

Superbrends është i pranishëm në 92 vende dhe bashkëpunon me më shumë se 20.000 brende dhe kompani të njohura botërore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button