Prodhuesit e orizit bllokuan një pjesë të autostradës në Obleshevë, kërkojnë takim me ministrin Nikollovski dhe kryeministrin

Prodhuesit e orizit nga rajoni i Koçanit bllokuan sot me makineri bujqësore njërën korsi të autostradës A3 në fshatin Obleshevë, duke shprehur pakënaqësi për çmimet e ulëta të blerjes së orzit të papastruar (arpës) dhe orizit të bardhë, si dhe për rritjen drastike të kostove të mbeturinave, transmeton 360 Shkallë.

Në protestë ata theksuan se për të tretën herë po dalin në rrugë me kërkesat e tyre dhe presin takim me ministrin e Bujqësisë, për të vënë në dukje ngërçin në të cilin ndodhen. Ata kërcënuan me radikalizimin e protestës, gjegjësisht zgjerimin e bllokadës.

“Sot kemi situatë të re në prodhimin e orizit, rritje të çmimeve të lëndëve të para, dhe çmimi i blerjes së orizit së papastruar është i pandryshuar, madje edhe në rënie. Kërkojmë mbështetjen financiare prej tre denarë për kilogram orzit të papastruar (arpë), e siguruar me masat për Covid-19, për të mbuluar të gjithë prodhuesit e orizit në vend dhe afati të zgjatet deri në shtator të këtij viti. Subvencionet e mbetura të paguhen deri në fund të shkurtit dhe për të rritur mbështetjen për “naftën e gjelbër”. Kërkojmë edhe riorganizimin e shoqërisë aksionare për ekonominë e ujit. Nëse nuk takohemi me ministrin apo kryeministrin, do të bllokojmë të dyja korsitë e autostradës”, tha Toni Maksimov, fermer nga Oblesheva.

Fermerët janë ankuar se subvencionet e vitit të kaluar nuk janë paguar ende dhe vetëm 15 për qind e atyre që arritën të shesin orizin kanë marrë mbështetje për masat kundër Covid-19.

“Kërkojmë që çmimi minimal i blerjes së orizit të papastruar të jetë 40 denarë për kilogram, që është ekonomikisht e arsyeshme dhe logjike, edhe pse nuk do të jetojmë me të, por do të mbijetojmë. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se ajo që bëjmë për t’u paguar, që të mund të mbulojmë të gjitha nevojat tona. Vitin e kaluar një qese me pleh ka kushtuar 650 denarë, ndërsa tani është 1650 denarë, pyes veten se si mund të përballemi me shpenzime të tilla. Do të presim të vijë dikush nga ministria apo qeveria, që të mos detyrohemi të bllokojmë plotësisht rrugën”, tha Zdravko Arsov, fermer nga Oblesheva.

Edhe shoqata “Tikveshki Lozar” nga Kavadari ka dhënë përkrahje për prodhuesit e orizit, por edhe për kultivuesit e duhanit nga rajoni, përfaqësues të të cilëve po marrin pjesë në protestën e sotme në Obleshevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button