Kjo është lista e kontratave në vepër në Komunën e Tetovës për vitin 2021 (Dokument)

Komuna e Tetovës sot në ueb-faqen e saj publikoi listën me të gjitha kontratat në vepër të lidhura gjatë vitit 2021, ku bëhet fjalë për 812 kontrata, transmeton Portalb.mk.
Nga Komuna njoftojnë se kontratat janë të lidhura në mes palëve dhe Komunës së Tetovës, nën udhëheqjen e strukturave nga qeverisja e kaluar.
“Persona që kanë sjellë raport për punën e kryer, në përputhje me marrëveshjet, do t’u paguhen të gjitha mjetet financiare të ngelura si rezultat i inspektimit të kësaj shkelje ligjore nga struktuarat e pushtetit lokal nga qeverisja e kaluar. Kurse atyre që nuk kanë dërguar raport për punën e kryer do t’u dërgohet njoftimi për kthimin e mjeteve të marra nga kontratat e tyre në buxhetin e Komunës së Tetovës. Në të kundërtën do të parashtrohet padi penale në organet e drejtësisë”, thanë nga Komuna e Tetovës.
Nga atje premtojnë se ky trend i transparencës për publikimin e gjitha kontratave në vepër në ueb-faqen dhe faqen zyrtare të komunës në facebook, do të vazhdojë të publikohet rregullisht për çdo muaj.
Kjo është lista e plotë e kontratave në vepër:
Rikujtojmë që borxhi i përgjithshëm i Komunës së Tetovës është mbi 24 milion euro, prej të cilave Komuna ka mbi 14 milion euro borxh, NPK “Tetova” mbi 9.6 milion euro, NP “Parkingu i Qytetit mbi 87 mijë euro dhe shkollat mbi 77 mijë euro.
- LEXO: Kasami: Të ndërpriten të gjitha 350 kontratat në vepër, kërkoi raport për të vijuar pastaj me sistemimin e tyre (Video)
- LEXO: Kasami: Disa kompani janë dakorduar që t’ia falin një pjesë të borxhit Komunës së Tetovës
- LEXO: Borxhi i Komunës së Tetovës mund të shihet në billborde
- LEXO: KEMM: Ankesa ndaj artikullit të Portalbit për borxhin e Komunës së Tetovës është e pabazë
- LEXO: Tetovë, ja çfarë propozuan këshilltarët komunal për borxhin prej 24 milionë eurove
- LEXO: Kasami: Borxhin prej 24 milionë eurove të Komunës së Tetovës mund ta shihni në sheshin Iliria (VIDEO)
- LEXO: Borxhi i komunës së Tetovës është mbi 24 milionë euro (Infografik)