Qyteti i Shkupit ka ngritur penale kundër Shilegovit dhe Jançevës

Qyteti i Shkupit, në përputhje me dispozitat e Ligjit për procedurë penale, sot ka ngritur padi penale kundër Ljubica Jançevës, ish-kryetare e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe Petre Shilegovit, ish-kryetar i qytetit të Shkupit. Bëhet fjalë për padi penale për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 5 paragrafi 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Ljubica Jançeva në cilësinë e kryetares së Këshillit të Qytetit të Shkupit duke shfrytëzuar pozitën e saj zyrtare nga mjetet e buxhetit të Qytetit të Shkupit ka shfrytëzuar mjete për festim në një restorant në Shkup në kundërshtim me dispozitat ligjore për prokurim të mallrave dhe shërbimeve dhe në kundërshtim me ligjin për prokurime publike, kurse Petre Shilegov si Kryetar i Qytetit të Shkupit, duke shfrytëzuar pozitën dhe kompetencat e tij zyrtare, si dhe duke tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare pa kontratë, në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, ka lejuar shfrytëzimin dhe pagimin e mjeteve nga buxheti i Qytetit të Shkupit, me ç’rastë kanë përfituar dobi pasurore dhe kanë shkaktuar dëme në buxhetin e qytetit të Shkupit. Përndryshe, Lubica Jançeva në cilësinë e kryetares së Këshillit të Qytetit organizoi festën e Vitit të Ri në një restorant në Shkup dhe për këtë personalisht nënshkroi formular të posaçëm intern me të cilin vërtetonte se i ka shfrytëzuar mjetet dhe ka dorëzuar faturë me të cilën vërtetohen shpenzimet. Për mjetet e realizuara për përfaqësim”, informoi në konferencën e sotme për media, Daniel Apostoloski, këshilltar për marrëdhënie me publikun në Qytetin e Shkupit.

Siç njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, për kundërligjshmëritë ka alarmuar edhe Sektori për çështje financiare i Qytetit të Shkupit, i cili në shënimin zyrtar ka njoftuar se bëhet fjalë për shërbime në kundërshtim me ligjin, ku thuhet se fatura e dorëzuar ka të bëjë me shërbime për të cilat qyteti nuk ka lidhur marrëveshje për prokurim ne vitin 2019 me subjektin juridik. Në njoftimin e Qytetit të Shkupit, më tej thuhet se përkundër faktit se shërbimet kompetente kanë treguar se këto janë shërbime për të cilat nuk është lidhur asnjë kontratë për prokurim publik, Petre Shilegov si kryetar i qytetit të Shkupit në atë kohë e ka injoruar këtë indikacion dhe me vetëdije ka lejuar që mjetet të përdoren në mënyrë të kundërligjshme nga buxheti i Qytetit të Shkupit, të cilat janë mjete të qytetarëve.

“Në rastin konkret, bëhet fjalë për shpenzime arbitrare, të kundërligjshme dhe të pakujdesshme të parave të qytetarëve nga Shilegovi dhe Jançeva, të cilët për nevoja të veta, në kundërshtim me ligjin, kanë shfrytëzuar mjete nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, as më pak e as më shumë për organizimin e festës së Vitit të Ri në një lokal”, shtoi Apostoloski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button