fbpx

Kreu i Aleancës Kuqezi, Spahiu goditet me vezë (VDEO)

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu është goditur me vezë në qytetin e Elbasanit nga një person ende i paidentifikuar. Incidenti ndodhi pas përfundimit të tubimit që u zhvillua në sheshin kryesor të qytetit.

Aleanca Kuqezi akuzoi policinë, e cila sipas saj, megjithëse ishte e pranishme në tubim, nuk ndërhyri për të parandaluar incidentin. Uniformat blu nga ana e tyre u përgjigjën se tubimi i AK-së nuk kishte marrë lejen prej tyre.

Policia e Elbasanit shtoi se kërkesa për dhënien e lejes mbërriti në zyrat e saj vetëm ditën e shtunë dhe se ishte e pamundur dhënia e lejes pasi në qytet kishte aktivitete paralele. AK reagoi duke thënë se nuk kishte asnjë aktivitet paralel në Elbasan dhe se leja për zhvillimin e tubimit ishte dorëzuar në polici dy javë më parë.

Para se personi të shoqërohej në polici, ishin mbështetësit e Aleancës Kuqezi që e ndaluan atë. Ndërkohë, gjatë fjalës së tij përpara incidentit kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu bëri thirrje për një protestë paqësore më 7 prill, protestë e cila synon rrëzimin e kryeministrit. /TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button