RMV, pason mot i ndryshueshëm me diell dhe rritje të temperaturave ditore

Drejtoria Hidrometeorologjike njofton se do të ketë një periudhë të motit të ndryshueshëm me vranësira me diell dhe rritje të temperaturave ditore. Të enjten dhe të premten në lugina të caktuara do të ketë mjegull dhe temperaturat do të jetë më të ulëta, raporton Portalb.mk.

Të shtunën pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të ulëta shiu në vende lokale.

Moti sot është i ndryshueshëm i vranët dhe më i ftohtë. Kryesisht në zonat malore me reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë e fortë, herë pas here nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 70 km/h, veçanërisht përgjatë Povardarit dhe në pjesët lindore.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 1 deri në 9 gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button