Talat Xhaferi: Fatkeqësia e ish-kryetarit Trajkovski ka shumë të panjohura

Ministri i mbrojtjes, Talat Xhaferi, në një intervistë për të përditshme boshnjake “Dnevni Avaz” ka deklaruar se rasti tragjik i vdekjes së kryetarit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, është përplot me të panjohura. 

 “Në aspekt të informacionit afatgjatë dhe të pranueshëm, nevojitet hetim i ri, për shkak se ka shumë dilema, si, pse dhe kush do të mundë të ishte fajtor për tragjedinë. Mendoj se të dyja qeveritë do të arrijnë deri tek informacionet e vërteta dhe se hetimi do ta zbardhë përfundimisht këtë rast”, ka deklaruar Xhaferi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button