Mickoski paralajmëroi mbështetje për pagën minimale, për LSDM-në kjo është hipokrizi

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se opozita do të mbështesë rritjen e pagës minimale në Kuvend. Por në të njëjtën kohë, siç tha ai, do të intervenojë me amandamente në ligj dhe do të kërkojë në mënyrë të përpiktë të respektohen marrëveshjet kolektive dhe koeficienti i kompleksitetit në vendet e punës, kur të paguhen të gjithë të punësuarit në administratën publike, transmeton Portalb.mk.

“Të ketë për të gjithë, që të ketë më pak qeveria e korruptuar të vjedhë. Presim një ribalancim të menjëhershëm të buxhetit dhe rritje të granteve për komunat nga Qeveria për respektimin e plotë të të drejtave të të gjithë të punësuarve në arsim, kopshte dhe administratë”, tha Mickovski në profilin e tij në Facebook.

LSDM-ja reagoi se në kohën e VMRO-DPMNE-së punëtorët kishin pagë minimale prej 8900 denarë.

VMRO-DPMNE është parti që është kundër punëtorëve. Gruevski dhe Mickoski e promovuan vendin tonë si parajsë për fuqi punëtore të lirë. Mickoski sot me hipokrizi thotë se përkrahin pagën minimale. Ndërsa ekonomistët e tij publikisht kundërshtojnë rritjen e pagës minimale. Trajko Slavevski dhe Danela Arsovska janë të parët në front që pengojnë rritjen e pagave”, thonë nga LSDM.

LSDM-ja e ngriti pagën minimale në 18.000 denarë, që, siç thuhet në komunikatë, për 4 vite e gjysmë e ka dyfishuar pagën minimale nga ajo e kohës së VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë pas mbledhjes së Këshillit Ekonomiko-Social në Qeveri njoftoi, se është arritur marrëveshje me Lidhjen e Sindikatave dhe Organizatën e Punëdhënësve që të rritet paga minimale prej 18 mijë denarë, e cila, siç tha ai, 80 mijë qytetarë do të ngriten nga pragu i varfërisë.

“Duke filluar nga muaji mars punëtorët do të kenë një rritje të pagave rreth 45 euro”, tha Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button