Italia i dhuroi Maqedonisë së Veriut mbi 250.000 doza të vaksinës “Pfizer”

Donacioni italian i 250.380 dozave të vaksinës Biontec/Pfizer kundër Covid-19 ka arritur dje. Pjesa e dytë pritet nesër, thonë nga ambasada italiane në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Ky është donacioni më i madh i bërë ndonjëherë nga një vend për Maqedoninë e Veriut, siç bëri të ditur ministrja e Brendshme e Italisë, Lucana Lamorgeze, gjatë vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut në fund të vitit të kaluar.

“Donacioni nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë u realizua përmes mekanizmit Kovaks (i zbatuar nga UNICEF në bashkëpunim me Gavi, Vaccine Alliance dhe OBSH)”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në vitin 2021, Italia ka vendosur 385 milionë euro për sistemin Kovaks dhe 45 milionë doza vaksinash të destinuara për vendet e tjera.

“Përmes këtij donacioni, ne duam t’i japim mbështetje konkrete Maqedonisë së Veriut në luftën kundër pandemisë Covid-19. Tani është e rëndësishme që të forcohet fushata e vaksinimit për të siguruar mbrojtje më të madhe për popullatën”, tha ambasadori italian Andrea Silvestri.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se donacioni i sotëm është në përputhje me mbështetjen tradicionale italiane për Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë edhe sektorin e shëndetësisë.

“Gjegjësisht, është duke u zhvilluar faza e fundit e Programit për racionalizimin dhe modernizimin e teknologjisë biomjekësore në sektorin e shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili realizohet me ndihmën e kredisë së butë të dhënë nga Italia për Maqedoninë e Veriut për blerjen e makineri moderne në sektorin e shëndetësisë, me vlerë totale mbi dy milionë e gjysmë euro”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button