Pas letrës së Kacarskës drejtuar Xhaferit: Kuvendi momentalisht nuk mund të zgjedhë gjykatës kushtetues për shkak të obstruksioneve

Kuvendi momentalisht nuk mund të zgjedh gjykatës kushtetues për shkak të obstruksioneve në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, thonë nga kabineti i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, pas letrës që i dërgoi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska në lidhje me mungesën e gjykatësve, shkruan Portalb.mk.

“Kuvendi, në përputhje me kompetencat e veta është i informuar për skadimin e afatit të gjykatësve kushtetues, respektivisht Kuvendi, me propozim të Komisionit të Zgjedhjeve dhe Emërimeve zgjedh gjykatës kushtetues nga radhët e juristëve të dalluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke e pasur parasysh se bëhet opstrukcion në punën e Komisionit të Zgjedhjeve dhe Emërimeve (nëpërmjet bishtnimit të procedurës dhe zbatimit të metodave të cilat Kryetari i Kuvendit i ka sqaruar para opinionit), propozimet e anëtarëve të Komisionit nuk mund të fitojnë dritë jeshile që të njëjtat të mund të shqyrtohen në seancë plenare të Kuvendit dhe për momentin Kuvendi nuk mund të zgjedhë gjykatës kushtetues dhe të mundësojë funksionimin e papenguar të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Xhaferit.

Kacarska sot i dërgoi letër kryeparamentarit Xhaferi, në të cilën e shprehu shqetësimin e saj për gjendjen me uljes e numrit të gjykatësve dhe kërkoi nga Xhaferi që të ushtrojë autoritetin e vet dhe Kuvendi të zgjedhë katër gjykatës të ri kushtetues sa më shpejtë të jetë e mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button