U kap 31 vjeçari nga Shkupi me heroinë në kufi

Prokuroria është duke hetuar rastin ku një 31 vjeçar dyshohet për tregti të narkotikëve përmes një autobusi i cili po kalonte nëpër kalimin kufitar në Tabanoc, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik përgjegjës deri të gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelorë në Kumanovë ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, njoftojnë nga Prokuroria, duke bërë të ditur që gjykatësi ka sjellë Vendim për të përcaktuar 30 ditë paraburgim.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publikë në Kumanovë ai dyshohet në bazë të nenit 215, paragrafi 1 nga Kodi Penal, për transportin e  heroinës nga Sllovenia në Maqedoninë e Veriut përmes autobusit me tabela të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button