RMV, Kacarska: Kuvendi të zgjedhë gjyqtarë të rinj kushtetues

Kuvendi së shpejti të zgjedhë katër gjyqtarë kushtetues, kërkon kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrila Kacarska në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Në letër, ajo ka shprehur shqetësimin për situatën me zvogëlimin e numrit të gjyqtarëve dhe ka kërkuar që Xhaferi të ushtrojë autoritetin e tij për të zgjedhur gjyqtarë, transmeton Portalb.mk.

Kacarska, në letrën drejtuar Xhaferit informoi për gjendjen në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuese dhe funksionimin e vështirë në periudhën e fundit me vetëm pesë gjyqtarë, ndonëse Kushtetuta parasheh që përbërja e plotë e Gjykatës të jetë me nëntë gjyqtarë.

“Kjo ka ndikim në vendimmarrje kur shpesh ndodh që propozimi të mos marrë shumicën e kërkuar, madje për momentin nuk mund të vendosen 16 lëndë për shkak të shumicës së pamjaftueshme. Përveç kësaj, duhet të përmend se para Gjykatës shqyrtohen çështjet që janë me interes të lartë për shtetin dhe për të cilat duhet të vendosë një përbërje të plotë, gjë që do t’i bënte vendimet më peshë”, ka shkruar Kacarska në letrën drejtuar Xhaferit.

Mandati nëntëvjeçar i gjyqtarit kushtetues Josif Josifovski përfundoi më 14 janar, ndërsa në korrik të vitit të kaluar u skadoi mandati i gjyqtarëve dhe ish-kryetarëve të Gjykatës Kushtetuese Elena Goseva, Nikola Ivanovski dhe Sali Murati, të cilët u larguan nga Gjykata Kushtetuese pas përfundimit të mandatit të tyre nëntëvjeçar.

“Vendet e tyre të zbrazëta deri më tani duhej të plotësoheshin nga gjyqtarë të rinj me propozime të Kuvendit“, tha Kacarska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button