Nëse VMRO merr Kumanovën, ndërton kishë dhe përmendore të branitellave në qendër?

Në komunën e Kumanovës në rast të fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së, partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski, atëherë do të realizohet projekti për ndërtimin e një kishe në sheshin e qytetit të Kumanovës, shkruan portali informativ Infokus.

Sipas të njëjtit burim, shqiptarët janë vendimtar për fitoren e kandidatit maqedonas në balotazhin e zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 7 prill.

“Projekti i VMRO-DPMNE është i kahmotshëm dhe kjo parti nuk e ka publikuar tani në kuadër të fushatës zgjedhore, me qëllim të tërheqjes së votuesve shqiptarë, që janë përcaktues për fitoren e kandidatit maqedonas në balotazh” thekson Infokus.

VMRO-DPMNE mund të nxis edhe ndërtimin e një përmendoreje apo të shumë përmendoreve të të ashtuquajturëve “branitellat” (mbrojtësit) maqedonas të konfliktit të vitit 2001, për shkak se kjo zonë ishte e koncentruar e forcave policore ushtarake maqedonase për shkak të kufizimit me komunën e Likovës, ku ishte e përqendruar vetëm disa kilometra UÇK, shkruan më tej portali.

Në komunën e Kumanovës në balotazh tani janë dy kandidatët maqedonas, Zoran Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE dhe Zoran Damjanovski nga LSDM opozitare.

“Në këtë komunë nga shqiptarët më shumë preferohet fitorja e kandidatit të opozitës maqedonas, Zoran Damjanovski, sesa e kandidatit të VMRO-DPMNE. Një pjesë e tyre janë mobilizuar për të dal në votime më 7 prill për të parandaluar fitoren e partisë maqedonase në pushtetin qendror. Në mesin e popullatës shqiptare ekziston frika se ardhja e VMRO-DPMNE në këtë komunë do të mund të ringjallë ndarjet ndëretnike për shkak të projekteve monoetnike që do të realizojë partia e Gruevskit, ashtu sikur me projektin “Shkupi 2014”. “ thekson burimi i lartpërmendur.

Lajme të ngjashme

Back to top button