Maskat e Aprilililit në Shkup

Qendra kulturore e fëmijëve “Karposh” dhe Qyteti i Shkupit sot në sheshin “Maqedonia” organizojnë “Apriljada – Shkupi qesh” për fëmijët e të gjitha shkollave dhe kopshteve nga kryeqyteti.

Fëmijët do të defilojnë nën maska, ndërsa janë parashikuar këngë, lojëra, argëtim me seksionin kulturor të QKF “Zllatno Sllavejçe” dhe me grupet e kërcimit të shkollave fillore nga Shkupi dhe rrethina.

Argëtimi i mbrëmjes do të fillojë në orën 21 në sheshin “Maqedonia” ku do të performojnë Mustafa Ymeri, Robert Bilbilov, Alkesandar Mitevski, Simona Popovska “Rebis” dhe dixhej Babura.
Në Parkun “Zhivko Brajkovski” në Komunën e Butelit sot do të mbahet manifestimi “Apriljada 2013”.

Lajme të ngjashme

Back to top button