Shkup, aksion artistik “Edhe unë kam sindrom Down, të lutem më prek”

Sot është organizuar një aksion artistik në qendër të Shkupit për përkrahje të personave me nevoja ndryshe, kushtuar Ëmblës, vajzës nga Gostivari, kundër së cilës ishte organizuar peticion nga prindërit e nxënësve të klasës për largim nga shkolla, raporton Portalb.mk.

“Aksionin artistik “Më prek”, të cilin po e zhvillojmë sot në qendër të Shkupit dhe ia kushtojmë Emblës së vogël, ndaj të cilës u bë refuzim para publikut, na kujtoi edhe një herë tolerancën e munguar ndaj gjithçkaje që është ndryshe. Ky rast duhet të na kujtojë qindra fëmijë dhe të rritur që përballen çdo ditë me situata të ngjashme, por vetëm jo në publik”, thonë organizatorët.

Aksioni “Më prek” është realizuar nga disa aktivistë në qendër të Shkupit, të cilët kanë bartur fjalët “Edhe unë kam sindromën Down, të lutem më prek”.

Shkup, aksion për personat me nevoja ndryshe
Shkup, aksion për personat me nevoja ndryshe

“Shpresojmë që në këtë mënyrë të krijojmë kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët dhe të sensibilizojmë opinionin për këtë problem, duke kontribuar sadopak në rritjen e tolerancës ndaj personave dhe gjërave që janë ndryshe”, tha organizatori këtij aksioni Nikolla Pisarev.

“Duhet theksuar se në kuadër të aksionit të sotëm i cili për disa orë u mbajt në qendër të Shkupit nga rreth 3.000 kalimtarë të cilët kaluan në afërsi të aktivistëve vetëm 3% ose pak më pak se 100 persona kontaktuan apo prekën aktivistët. Pas Shkupit, këto ditë aksioni do të zhvillohet edhe në disa qytete të tjera në Maqedoninë e Veriut”, përfundoi Pisarev.

Kujtojmë se, për dallim nga fëmijët tjerë, që vitin shkollor e filluan me rregull, Ëmbla nuk e filloi ngjajshëm. Kjo për shkak se prindërit e nxënësve tjerë kanë bojkotuar mësimin, me pretekstin se Ëmbla ka qenë agresive ndaj fëmijëve të tjerë. Dhe kishin nënshkruan këtë petecion: “Për shkaqe të pengesës nga nxënësja Ëmbla Ademi në orët mësimore dhe për shkaqe të agresiviteteve, kemi sjellë vendim nga ana e prindërve që të bojkotohet mësimi nga ana e nxënësve të rregullt”. Më pastaj reaguan, mediat dhe institucionet përkatëse kundër kësaj padrejtësie, dhe çështja e Ëmblës u zgjidh.

LEXO: Gostivar, Ëmbla është kthyer në klasë me fëmijët, prindërit e të cilëve donin ta largonin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button