Aksident i rëndë në Shkup, humbin jetën tre të rinj

Tre të rinj kanë humbur jetën në një aksident të rëndë që  ka ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Shkup -Veles, në afërsi të fshatit Petrovec. Ngjarja ka ndodhur 200 metra para pikë-pagesës rrugore, në afërsi të aeroportit të Shkupit.

Vetura e tipit “Folksvagen Polo”, me targa të Shtipit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal me ujë. Besohet se ata kanë gjetur vdekjen nga mbytja në ujë.

Policia ka identifikuar tre viktimat që janë të moshës së re: Stefan Nikolov (22), Bojan Boçvarski (25) dhe Jani Dimitriev (18).

Lajme të ngjashme

Back to top button