Vaksinimi kundër Covid-19 rekomandohet si për gratë shtatzëna ashtu edhe për ato që planifikojnë të mbeten shtatzënë

Vaksinimi kundër Covid-19 rekomandohet për gratë shtatzëna. Çdokush që është 18 vjeçe dhe mbi këtë moshë, duke përfshirë ato që janë shtatzënë, që ushqejnë me gji, përpiqen të mbeten shtatzënë tani ose planifikojnë të mbeten shtatzënë në të ardhmen, duhet të vaksinohen plotësisht. Sipas një raporti të publikuar sot nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), vaksina mund të mbrojë nga komplikimet serioze të rënda të sëmundjes Covid-19 dhe një nënë e shëndetshme është e rëndësishme për një fëmijë të shëndetshëm, raporton Portalb.mk.

{Nëse një grua mbetet shtatzënë pas marrjes së vaksinës së parë kundër Covid-19, ajo duhet të marrë edhe vaksinën e dytë për të marrë sa më shumë mbrojtje. Përpara vaksinimit kundër Covid-19 në shtatzëni rekomandohet konsultimi me mjekun gjinekolog, në lidhje me vlerësimin e moshës së pacientes, më pas moshës së frytit dhe sigurisht gjendjeve shëndetësore, rreziqeve, dhe sëmundjeve të mëparshme individuale shëndetësore”, thuhet në raport.

Sipas tij, është e rëndësishme të dini se gratë shtatzëna kanë më shumë gjasa të infektohen me virusin korona, prandaj për mos të pasur pasoja rekomandohet marrja e vaksinës për gratë që planifikojnë të mbeten shtatzënë në të ardhmen, janë shtatzëna ose janë duke ushqyer me gji.

“Gratë shtatzëna mund të marrin një dozë përforcuese dhe provat për sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës Covid-19 te grat shtatzëna po rriten. Aktualisht nuk ka asnjë dëshmi që ndonjë vaksinë shkakton probleme të fertilitetit te femrat apo meshkujt, thuhet në raportin e ISHP-së”, shkruan në raport.

Raportin e plotë në gjuhën shqipe, mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button