Gjykata sonte vendos ku do të ketë rivotim, përfshi dhe Çairin

Sonte deri në ora 19 Gjykata Administrative do të vendosë në lidhje me ankesat e partive politike për t’i kundërshtuar vendimet e marra nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në lidhje me shpalljen e rrethit të dytë të votimeve në disa vende.

Vendimet e kësaj gjykate janë definitive. Gjykata do të shqyrtojë ankesat e parashtruara të PDSH-së në lidhje me parregullsitë në komunën e Çairit. Nga Gjykata gjithashtu do të varet se a do të ketë rreth të dytë të votimit në Strumicë.

Në ato komuna që do të ketë balotazh do të numërohen votat nga e para që domethënë se rezultatet e para që kanë fituar kandidatët e partive nuk do të merren parasysh. Fituesi në këto zgjedhje mund të jetë kandidati që fiton të paktën edhe një votë më tepër, se kundërshtari i tij. 

LSDM ka dorëzuar 100 ankesa për parregullsi të zgjedhjeve dhe për shkak të mbivotimit që u është bërë në KSHZ nga anëtarët e VMRO DPMNE-së. Sipas LSDM-së, shumica nga radhët e VMRO DPMNE-së në KSHZ, e ka shndërruar këtë organ zgjedhor në inkuizicion politik.

Deri më tani, ankesa e VMRO për Kërçovën, si dhe të PDT për Pllasnicën janë refuzuar nga KSHZ.

Lajme të ngjashme

Back to top button