RMV, katër javë rresht për 13 qind është rritur numri i të infektuarëve për herë të dytë me virusin korona

Për katër javë, përqindja e riinfektimeve me Covid-19 nuk ka rënie në baza javore, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Nga data 10 janar deri më 6 shkurt, çdo javë 13 për qind nga rastet e përgjithshme janë riinfeksion. Komkretisht, javën e kaluar nga 31 janari deri më 6 shkurt, janë regjistruar 10.007 të sapo infektuar, nga të cilët 1.329 janë riinfektuar. Javën e kaluar (24-30 janar) ka pasur gjithsej 11,938 raste të reja, dhe 1,568 persona që ishin infektuar me Covid-19 u infektuan sërish, ndërsa dje nga gjithsej 1045 të infektuar të rinj pozitivë, 132 ishin riinfeksion, raporton SDK, transmeton Portalb.mk.

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria, vërehet se numri i pacientëve të rinj zvogëlohet në baza javore. Javën e kaluar kishte 1,931 persona më pak të infektuar se një javë më parë. Riinfektimet janë ulur me mbi 200 raste, por përqindja e personave të riinfektuar në javë nuk bie nën 13 për qind.

Sipas një raporti të Institutit të Shëndetit Publik të publikuar më 1 shkurt, numri i përgjithshëm i riinfektimeve në vend ishte 6,494, që ishte një 2,4 për qind e ulët e numrit të përgjithshëm të rasteve. Gjithashtu u theksua se trembëdhjetë persona që u infektuan me Covid-19 për herë të dytë vdiqën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button