SHVL UÇK reagoi kundër deklaratve të Sadi Bexhetit

Kundër deklaratave të Sadi Bexhetit i cili u kërkoi maqedonasve të mos votojnë për komandantët e UÇK-së, ka reaguar edhe Shoqata e veteranëve të luftës të UÇK-së.

“Në momentet historike të kombit tonë liridashës, përveç armiqve të dëshmuar, na ndodh që të na i përbuzë, mohojë e t’i paraqesë para kundërshtarëve si të papërshtatshëm luftëtarët e lirisë, komandantët e UÇK-së shekullore. Këtë herë i tillë është një “prof”, “dr”, ish “rektor”, i veshur me këmishë të bardhë, me shkrim-faqebardhë, që sot dëshmon të kundërtën. Më ngadalë, more zotni, kush të nxit të njollosësh-zi?! Nëse s’të pëlqen shqiptaria, dil në taborrin antishqiptar! Por, jo me votën e shqiptarëve!”, thuhet në reagimin e SHVL UÇK.

Lajme të ngjashme

Back to top button