Në Vodno edhe gjatë fundjavës kaos me parkimin, autoritetet e qytetit heshtin (Foto)

Edhe këtë fundjavë kaos në Vodno të mesme me numrin e madh të automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme. Pjesa më e madhe e qytetarëve shkojnë në Vodno me vetura, të cilët jashtë çdo rregulli i parkojnë në rrugët mes Vodnos së Mesme dhe të Poshtme dhe misid Vodnos së Mesme dhe Nerezit. Për shkak të kësaj autobusët 25, 25A dhe 25B dje mezi kaluan nga automjetet e parkuara, ndërsa policia sërish duhej të pengojë lëvizjen e automjeteve në drejtim të Vodnos sl Mesme në hotelin “Panoramika”, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

E njëjtë ishte edhe fotografia në rrugën midis Vodnos së Mesme dhe Nerezit, ku rruga e ngushtë dhe automjetet e parkuara në rrugë janë rrezik për lëvizjen e qytetarëve që e shfrytëzojnë fundjavën për rekreacion në Vodno. Rekreativistët nuk kanë hapësirë ​​për të lëvizur për shkak të automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt.

This slideshow requires JavaScript.

Ndryshe, ashtu si fundjavën e kaluar, autobusët pa pagesë të NTP-Shkup, vozisin gjysmë bosh për në Vodno të mesme, edhe pse në parkingun e madh përballë Shtëpisë së shtypit kishte një sërë vendesh të lira parkimi. Kaosi në komunikacion në Vodno të Mesme fundjavat e kaluara është shkaktuar pjesërisht nga teleferiku, gjegjësisht interesimi i madh i qytetarëve për të vozitur me të bën që automjetet shtesë të shkojnë në lokacion.

This slideshow requires JavaScript.

Meta.mk javën e kaluar dy herë i dërgoi pyetje Qytetit të Shkupit dhe NP “Parkingu i qytetit” për atë se kur do të funksionojë shërbimi merimangë dhe dënimi në Vodnon e Mesme dhe çfarë masash të tjera planifikojnë të ndërmarrin autoritetet e qytetit në të ardhmen për të parandaluar kaosin në komunikacion. Megjithatë, deri më sot nuk ka përgjigje për pyetjet e parashtruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button