Turp t’iu vijë

Meral Bardhi
Meral Bardhi

Butësi,
Zemërgjerësi,
Mëshirë dhe Xhennet!
Femra është amanet,
për atë që kupton gjuhën e zemrës
e dinë shumë mirë vlerën e femrës.

Një Femër gabon, shumë apo pak s’ka rëndësi para se gjithash jemi qenie njerëzore dhe jo hyjnore!
Por të abuzosh në një femër nuk është trimëri,
e as fuqi, veçse ulje totale e vlerës suaj.

Më vjen keq që po shprehem në këtë mënyrë kundrejt gjinisë mashkullore,
ku këtu mund të merr pjesë çdo njeri,
se një femër, mashkull ka një Baba e një Vëlla, Daj e Xhaxha.

Por ju po rrini të heshtur,
zërin tuaj e keni ndal s’po flisni më,
e kjo nuk mjaftoi po tani e sa vite tuj mendu që korrupsioni përfundoi shohim se si i heshtni grat tuja, motrat e nanat.
A nuk iu vjen Turp?

Asnjëherë një popull nuk do arrin të ec para derisa një Femër ende jeton nën presion dhe me kufizime,gjykime,
dhunë fizike e psikike.
Jemi ende shumë mbrapa edhe pse me vite kemi arrit shumë para.
Mos harroni se edhe Femra është Njeri!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button