RMV, asnjë informacion për shkallën e përgatitjes së ligjeve kyçe që lidhen me reformat në administratë

Nuk ka asnjë informacion për shkallën e përgatitjes së ndryshimeve në ligjet kyçe që lidhen me administratën publike, dhe të cilat do të rregullonin klasifikimin e vendeve të punës, evidencën, llojet e punësimit, statusin për ngritjen e kapaciteteve organizative dhe forcimin e qeverisjes së mirë në institucionet e sektorit publik. Përkatësisht në mungesë të këtyre ligjeve, të gjitha çështjet e lartpërmendura, që i rregullojnë këto ligje do të mbeten në vend numëro, shkruan Portalb.mk.

Ligji për nëpunësit administrativ (LNA), Ligji për të punësuarit në sektorin publik (LPSP) dhe Ligji për shërbimin e lartë drejtues (LShD), asnjëri nuk ka arritur deri në filtrin e fundit të miratimit. Ky i fundit është në fazën e konsultimit dhe përgatitjes prej dy vitesh, kurse dy të parat janë në fazën e konsultimit për ndryshim nga një deri në dy vjet. Edhe pse afatet për konsultime në portalin kombëtar ENER kanë skaduar, nuk ka asnjë informacion për shkallën e përgatitjes së këtyre ndryshimeve në ligjet kyçe.

Pikërisht në mbledhjen e tetë të përmendur të Këshillit për reforma nga dhjetori 2020, është diskutuar edhe një ligj dhe proces tjetër i rëndësishëm, e ai është Ligji për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, ku në grupin punues diskutohen zgjidhjet e mundshme ligjore që do të mundësonin arritjen e “qëllimit global, riorganizimit institucional dhe optimizimit në përputhje me angazhimet në kuadër të reformave buxhetore dhe uljen e numrit të përdoruesve buxhetorë”.

Megjithatë, sipas një eksperti të konsultuar, e gjithë puna e atij grupi punues është ndërprerë në shtator, ndërsa në tetor është mbajtur një punëtori për ekspertët e përfshirë. Gjithashtu e rëndësishme për këtë grup punues është që deri më tani nuk ka pasur qasje në analizat funksionale që institucionet kyçe të kenë pasqyrë se në cilin drejtim të lëvizin zgjidhjet që do të propozoheshin. Miratimi i këtij ligji është një nga rekomandimet e BE-së në raportin e KE-së për Maqedoninë e Veriut në vitin 2021.

Çfarë rregullojnë këto ligje dhe pse i duhen administratës?

  • Ligji për të punësuarit në sektorin publik: Ligji për të punësuarit në sektorin publik, rregullon parimet e përgjithshme, klasifikimin e vendeve të punës, evidencën, llojet e punësimit, të drejtat e përgjithshme, detyrat dhe përgjegjësitë, lëvizshmërinë, si dhe çështje të tjera të përgjithshme për punonjësit e sektorit publik.
  • Ligji për nëpunësit administrativ: Objekte të këtij ligji janë statusi, klasifikimi, punësimi, ngritja në detyrë, ngritja dhe aftësimi profesional, matja e efektit dhe çështje të tjera që lidhen me punësimin e punonjësve administrativë.
  • Ligji për shërbimin e lartë drejtues: Ky ligj rregullon shërbimin e lartë drejtues, duke përfshirë parimet e shërbimit të lartë drejtues, Komisionit për shërbimin e lartë drejtues, procedurën e përzgjedhjes dhe plotësimit të pozitave të larta drejtuese, të drejtat dhe detyrimet e udhëheqësisë së lartë, menaxhimin e performancës së udhëheqësisë së lartë, përgjegjësinë, formimin profesional, shkarkimin dhe përfundimin e mandatit, si dhe çështje të tjera që lidhen me shërbimin e lartë drejtues.

Profesionalizimi i shërbimit të menaxhmentit të lartë është një nga parakushtet kryesore për ngritjen e kapaciteteve organizative dhe forcimin e qeverisjes së mirë në institucionet e sektorit publik. Përveç kësaj, qeverisja e mirë është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve te shteti dhe institucionet.

Me fjalë të tjera, duke i pasur këto ligje, secili punonjës do të marrë atë që meriton. Meritokraci, ashtu siç kërkom edhe BE-ja në raportet e saj.

“Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në reformën e administratës së saj publike. Është bërë njëfarë progresi në finalizimin e rishikimit funksional horizontal të administratës shtetërore. Maqedonia e Veriut aktualisht është duke rishikuar kornizën legjislative për menaxhimin e burimeve njerëzore përmes rishikimit të Ligjit për nëpunësit administrativë dhe Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, dhe po prezanton një ligj të ri për shërbimin e lartë drejtues. Kuadri i ri duhet të përmirësojë menaxhimin e burimeve njerëzore në të gjithë administratën dhe do të kontribuojë në sigurimin e respektimit më të mirë për punësimet, promovimet dhe shkarkimet e bazuara në merita, duke përfshirë në nivelin e udhëheqësisë së lartë”, thuhet në raportin e KE-së për vitin 2021.

Reformat në administratë për Maqedoninë e Veriut, përveç që janë nevojë për qytetarët, ata janë edhe kusht për integrimin e vendit në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button