AUV u distancua dhe paralajmëroi procedurë ndaj inspektorit që ka marrë pjesë në ritual me qengj

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” dje publikoi një video në të cilën, sipas tyre, një grup personash në mesin e të cilëve edhe një inspektor nga Berova, janë shfryrë mbi një kafshë. Ata kërkuan fillimin e menjëhershëm të procedurës nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV) kundër inspektorit nga Berova dhe largim të përhershëm nga detyra, raporton Portalb.mk.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot e dënoi dhe u distancua nga veprimi i inspektorit të njësisë rajonale të AUV-së në Berovë, pas videos që dje u publikua në media dhe në rrjetet sociale për shfryrje mbi një kafshë dhe njoftoi se inspektori do të thirret në bisedë si dhe se ndaj të gjithë personave të përfshirë në këtë rast do të iniciohet dhe zhvillohet procedurë përkatëse ligjore.

Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikolovski, tha se është i neveritur nga akti monstruoz i inspektorit për mirëqenie të kafshëve në Njësinë rajonale të Berovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, dhe paralajmëroi veprim të menjëhershëm dhe marrjen e të gjitha masave disiplinore nga AUV.

Ndërkaq blegtori Aleksandar Maçevski nga fshati Robovë i Pehçevës, lidhur me shkrimin në “Anima Mundi” deklaroi se incizimi ka qenë personal dhe privat i realizuar në shtëpinë e tij si traditë që bëhet çdo vit në shtëpinë e blegtorëve kur shiten qengjat.

Luhet kënga ‘Qengji i humbur’ dhe sillet një qengj si zakon dhe traditë dhe qengji duhet të jetë i lidhur. Nëse mund të vëreni qengji nuk keqtrajtohet, torturohet dhe nuk theret, por  pas këngës lëshohet sepse besohet se në atë mënyrë do të ketë më shumë qengja vitin e ardhshëm”, tha Maçevski, i cili paralajmëroi padi kundër shoqatës nëse ata nuk e tërheqin deklaratën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button