SHGM kërkoi korrigjimin e përkufizimit për fyerje, i cili mundëson që gazetarët të përgjigjen për “mendim negativ”

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (SHGM) sot ka reaguar ndaj versionit aktual të Projektligjit për përgjegjësi civile, ku përkufizimi për fyerje thotë se do të ketë përgjegjësi për shprehjen e “mendimit negativ”. Ky përkufizim, sipas SHGM-së, është i ri dhe i ndryshëm nga ligji ekzistues dhe mënyra se si është definuar lë hapësirë ​​për keqinterpretim nga gjykata civile në dëm të lirisë së shprehjes, raporton Portalb.mk.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut kërkoi që përkufizimi për fyerje në Projektligjin për përgjegjësi civile të korrigjohet dhe të rikthehet definicioni i vjetër i ligjit nga viti 2013, i cili në atë kohë ishte vlerësuar pozitivisht edhe nga OSBE-ja edhe nga Këshilli i Evropës.

“Megjithëse në praktikën gjyqësore të vendit rastet kundër punonjësve mediatikë janë kryesisht për shpifje, kurse për fyerje pothuajse nuk ka, përkufizimi i tillë, nëse nuk ndryshohet, mund të nxisë një valë padish kundër gazetarëve vetëm për shprehjen e një mendimi që është në thelb në kundërshtim me parimet e “Lirisë së shprehjes dhe e drejtës për informim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Teksti i këtij Projektligji për Përgjegjësi Civile është në fazën e leximit të parë në Kuvend nga korriku i vitit 2021. Në këtë tekst parashihet zvogëlimi i ndjeshëm i dëmit jo material për gazetarët dhe punëtorët mediatik, si kërkesë që SHGM-ja më parë e kishte drejtuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë sot ka theksuar se formulimi në Projektligj për përgjegjësi civile është i gabuar dhe njoftoi se do të ndërhyjë në debatin për amendamente.

Ministria e Drejtësisë mbështet plotësisht liritë dhe të drejtat e gazetarisë dhe i miraton të gjitha ligjet së bashku me shoqatat, e në interes të informimit objektiv dhe të lirë”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button