Premtimet e Bekim Muratit

Komuna Saraj, do të jetë e para e cila do të ketë shkollë të mesme dhe universitet, kështu të paktën ka premtuar gjatë fushatës parazgjedhore kryetari i Komunës Saraj, Bekim Murati.

Këto dhe shumë projekte të tjera, të cilat i premtoi Murati derisa kërkonte votën e qytetarëve, Portalb i sjell në vazhdim për të mos i lënë në harresë.

‘Zgjerimi i rrugës kryesore në Saraj dhe rinovimi i sheshit në të cilën do të përfshihet edhe vendosja e një shtatoreje nga personalitetet e rëndësishme shqiptare. Ndërtimi i shkollës së mesme në Saraj,
Ndërtimi i shkollës fillore në vendbanimin Çajlanë –Semenisht. Ndërtimi i objektit të komunës, ndërtimi i poliklinikës në Saraj, ndërtimi i objektit të UEJL-së, ndërtimi i çerdhes në Kondovë, ndërtimi i rrugës alternative për në fshatin Radushë, meremetimi dhe rindërtimi i dy  rrugëve rajonale Saraj-Bojanë dhe Kondovë-Radushë’ këto ishin projekte të cituara si prioritare në programin parazgjedhor të Muratit.

Pas shumë vitesh Komuna Saraj pretendon që të marr nën kompetenca nga Qyteti i Shkupit, Liqenin e Treskës. Këtë projekt Murati e ka precizuar me afat konkret, edhe atë brenda një viti.

‘Restaurimi dhe meremetimi i Qendrës rekreative dhe Liqenit Treska janë dy projektet tona strategjike të cilëve Komuna e Sarajit do t’u kushtojë vëmendje të madhe. Intenca jonë është që gjatë vitit të parë të këtij mandati komuna jonë të merr në menaxhim Liqenin Treska’ premtoi Murati.

Gjatë dy viteve të para të mandatit, Murati ka premtuar sjelljen e një figure ndonjë personaliteti shqiptar në Sheshin e Sarajit.

‘Ndërtimi dhe rekonstruimi i sheshit ne Saraj i cili do te begatohet edhe me një figurë respektivisht përmendore nga ndonjë personalitet i rëndësishëm shqiptar. Projekti duhet të realizohet në dy vitet e para të mandatit’ thuhet në program./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button