Jani Makraduli, ka premtuar se do të bëjë gazifikimin e Shkupit

Kandidati i LSDM-së për Qytetin e Shkupit, Jani Makraduli, ka premtuar se do të bëjë gazifikimin e lagjes Gjorçe Petrov të Shkupit dhe jo vetëm.

Ai ka rikujtuar kundër-kandidatin e tij nga VMRO-DPMNE, Koce Trajanovski, se po i bën të njëjtat premtime si në zgjedhjet lokale të vitit 2009, kur zotohej se do të ndërtonte parkun lunatik dhe sistemin e gazit. 

“Gazifikimin e premtojnë shumë parti në Maqedoni, por është LSDM ajo që di ta bëjë. Banorët e Gjorçe Petrovit do të ngrohen me ngrohje qendrore me gaz, projekt ky që do të realizohet pas nënshkrimit të marrëveshjes me GA-MA. Çmimet do të jenë 14.51 denar për metër. Të gjitha projektet megalomane dhe fantome të Stavrevskit bien në ujë. Qyteti do të subvencionojë me 50 për qind të mjeteve të gjithë qytetarët që do të përcaktohen për shfrytëzimin e gazit. Të gjithë do të kemi dobi dhe do të paguajmë fatura më të lira, kurse mjedisi do të jetë më i pastër dhe më i bukur”, ka deklaruar Makraduli.

Lajme të ngjashme

Back to top button