Maroku, vdiq djali 5 vjeçar i cili ishte i bllokuar në pus për 4 ditë

Një djalë pesëvjeçar maroken, i cili ishte i bllokuar në një pus për katër ditë, ka vdekur, pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta shpëtuar. Autoritetet njoftuan vdekjen e tij pasi djali u nxor nga pusi, raporton SDK, transmeton Portalb.mk.

Përpjekjet për të shpëtuar 5-vjeçarin Ryan kanë tërhequr vëmendjen e publikut në Maroko dhe qindra njerëz janë mbledhur rreth pusit.

Djali ra në një pus 32 metra të thellë përmes një hapjeje të ngushtë dhe përpjekjet e shpëtimit u penguan nga frika e rrëshqitjeve të dheut. Ekipet e shpëtimit e nxorrën më në fund djalin nga pusi mbrëmjen e së shtunës.

Gjendja e tij nuk u konfirmua menjëherë në kohën kur u nxor dhe shpëtimtarët u përshëndetën me duartrokitje nga turma për operacionin e shpëtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button