RMV, Gerasimovski: Asnjëherë nuk kemi pasur shkallë kaq të lartë të vdekshmërisë në popullatë (infografik)

Nataliteti është ulur, kemi më pak lindje, popullsia po plaket. Mbizotëron popullsia e moshuar dhe për pasojë vdekshmëria në nivel shtetëror është në rritje. Megjithatë, në tre vitet e fundit kemi shënuar një numër të lartë të vdekjeve, siç nuk kemi pasur kurrë më parë, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Këto konkluzione për Meta.mk i thekson Donço Gerasimovski, specialist në fushën e statistikave dhe ish-drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave. Nëse shikojmë shifrat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i vdekjeve në vend në tremujorin e tretë të vitit 2021 (nga korriku deri në shtator) është 7209, që është një rritje prej 30,7 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020.

Numri i të vdekurve në Maqedoninë e Veriut
Numri i të vdekurve në Maqedoninë e Veriut

“Numrat që kanë të bëjnë me vdekshmërinë në vitin 2021 janë mjaft të larta, vdekshmëria është më e lartë krahasuar me vitet e kaluara. Kam edhe një analizë për nëntëmujorin e vitit 2021, e cila tregon se janë regjistruar 21633 vdekje. Pres që në fund të shkurtit në raportin e ri të Entit të Statistikave të kemi një numër rekord të vdekshmërisë më të lartë deri më tani”, tha Gerasimovski.

Siç sqaron ai, rritja negative natyrore ka filluar në vitin 2019, pra që atëherë vdekshmëria ka qenë më e lartë se lindjet, për herë të parë.

“Atë vit janë regjistruar 20,446 vdekje. Për nëntë muaj në vitin 2021, lindshmëria është 13.541, vdekshmëria është 21.633 dhe shtimi natyror është -8.092. Kjo do të thotë se më shumë njerëz kanë vdekur se kanë lindur. Nuk kemi pasur shifra të tilla më parë. Për të tretin vit radhazi po përballemi me një shtim natyror negativ”, shtoi Gerasimovski.

Pandemia e Covid-19, emigracioni, plakja e popullsisë, janë disa nga arsyet që ndikojnë në rritjen negative të popullsisë. Ky është një trend rajonal që ndodh në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një rritje e madhe e numrit të vdekjeve është shënuar për disa muaj radhazi, me shifra shqetësuese që përkojnë me shfaqjen e pandemisë Covid-19 në vend. Numri më i madh i vdekjeve është shënuar në tremujorin e dytë të vitit 2021, kur në tremujorët janë regjistruar 7496 vdekje në Maqedoninë e Veriut.

Pandemia Covid-19 dhe ndikimi i saj në shëndetin e popullatës në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020 ka shkaktuar vdekje me 26 për qind më shumë krahasuar me vitin 2019. Siç ka njoftuar tashmë Meta.mk, në vitin 2020 kanë vdekur 25.775 persona, që është numri më i madh i vdekjeve në vend që nga viti 1995, thuhet në Raportin vjetor për vdekshmërinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button